OLEA

Projekti më madhor i kompanisë HALISOF SHPK, përfunduar në vitin 2022, Olea Residence Drymades, Dhërmi është një nga destinacionet dhe projektet më ekskluzive të bregdetit Jon. Vilat dhe apartamentet e Olea Rrezidence ofrojnë një hapësirë tejet të bollshme dhe të rehatshme me një infrastrukturë e cila respekton natyrën. Ky projekt spikatet për rregullsinë brenda parcelave shoqëruar me gjelberim, hapësirat private për parkim, oborre private për çdo vilë dhe plazhin privat duke ofruar në këtë mënyrë privatësi të lartë për të gjithë pushuesit.

Me 108 vila të tipologjive të ndryshme dhe 42 apartamente me pamje fantastike nga deti ky ndërtim vjen i frymëzuar nga ndërthurja mes tradicionales dhe modernes. Mes ullinjve të zonës dhe gërshetimit të elementëve të tokës si fasadat e gurit por me një design totalisht modern, Olea Rezidence është vendi ideal për shtëpinë e pushimeve që gjithmonë keni ëndërruar.