Projekte ne zhvillim

Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 31800m2, me zhvillues Z.Artan Dumi dhe Znj. Mirela Papuli, sjellin per ju 92 vila dhe 18 apartamente moderne me pamje te mrekullueshme nga deti Jon.

Parimi themelor i projektit është përshtatja në teren duke u respektuar konteksti e topografia natyrale dhe shfrytëzimi maksimal i detit. Duke krijuar një zonë të gjelbër banimi buzë detit, projekti do të ketë njërat prej rezidencave më ekskluzive që ka për të ofruar jugu i Shqipërisë. Inspirimi për arkitekturën lindi nga vetë peizazhi e mjedisi, me qëllim të theksimit të pamjes së pafundur të detit në secilën vilë. Organizimi i vilave me gjelbërim të bollshëm midis tyre do të rezultojë në krijimin e një ambienti dhe komuniteti natyral e njerëzor, gjë që do ta ndikojë kualitetin e kohës së pushimit të rezidentëve.

Vilat reflektojnë vija të drejta të vendosura e të pastra të arkitekturës moderne, me finesë në stil e dizajn të hapësirave të jashtme dhe të brendshme. Përdorimi I majftueshëm i materialeve natyrore, tradicionale dhe vendore, e përmbush arkitekturën e vilave duke u përzier me ngjyrat natyrale dhe elementet e regjionit.

Adresa : Drymadhes , Dhermi