KAPANONI HALISOF

Kapanoni HALISOF me një kat kapanon industrial dhe kati II zyra, i ndodhur në autostraden Tiranë-Durrës, në zonën e quajtur Sallmone, pritet të përfundojë në Nëntor të 2023. Objekti ka një sipërfaqe trualli prej 5370 m2 ku 2800 m2 është sipërfaqja e ndërtimit nga të cilat 135 m2 janë vënë në dispozicion të zyrës së objektit e cila ndodhet në katin e dytë. Ky ndërtim është i një cilësie të lartë me sistem kapote dhe veshje pllake, vetrata alumini me doppio xham ku hapësira e madhe bën të mundur shfrytëzimin e tij për aktivitete të ndryshme biznesi.