REZIDENCA SOFIA

Rezidenca Sofia ka nisur ndërtimin në vitin 2019, në një nga sipërfaqet që ka marrë zhvillim urban më të madh në vitet e fundit duke u kthyer brenda një kohe të shkurtër në një nga zonat më të kërkuara për sa i përket investimit.

“Sofia” u konceptua si një bllok rezidencial i përbërë nga 4 godina me 4 kate banim dhe me 1-2 kat parkim nëntokesor, me një ndriçim natyral të jashtëzakonshëm, me hapësira të përbashkëta të gjelbëruara dhe një siguri të lartë për rezidentët e saj. Lokacioni i favorshëm pranë një nga qendrave më të mëdha tregëtare në vend dhe me akses nga rrugët kryesore të zones bëri që apartamentet e kësaj residence të shiten në kohë rekord.