Rreth nesh

Kompania Halisof shpk është themeluar në vitin 2011 nga z. Klaudio Riko në Shqipëri pas 20 vite eksperiencë në Itali. Eshtë një kompani ndërtuese e cila zhvillon, menaxhon dhe shet asete të paluajtshme. Nëpërmjet ndërtimit të objekteve të veçanta në llojin e vet, si ambjente banimi, fshate turistike etj, ajo plotëson nevojat e çdo qytetari duke i mundësuar një jetë komode më të mirë, relaks, argëtim dhe kënaqësi blerje. Fillimisht Halisof shpk ka nisur punimet si shoqëri nënsipërmarrje me godina banimi në Durrës, më pas ka zhvilluar veprimtarinë e saj me ndertime në Tiranë tek Unaza e Re, Farke me Vila banimi. Në vitin 2014 ka ndërtuar "Kompleksin Veneto" tek Liqeni i Thatë, me 5 godina banimi dhe shërbimi. Në vitin 2015 ka filluar ndërtimin dhe investimin e një objekti banimi dhe sherbimi 7 kate në zonën e Kristal Center dhe në vitin 2016 ka nisur ndërtimin e një objekti të dytë banimi dhe sherbimi 6 kate në të njëjtën zonë.. Projekti më madhor është Olea Residence Drymades, Dhermi që ka nisur në Qershor 2017, Ndërtimi dhe Investimi i 110 vilave duplex dhe apartamente, është një nga projektet më të rëndësishme të bregdetit Jon.