VENDE VAKANTE
SHOQËRIA: HALISOF SHPK
VENDI VAKANT: FINANCIER/E
KOHA: E PLOTË
ORARI: 08.30-17.00 (30 min pushim dreke)
PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM:
Shoqëria HALISOF SHPK me mbi 20 vite në fushën e ndërtimit, kërkon të punësojë një Financier/e me kohë të plotë, për të punuar në Departamentin e Financës.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
• Regjistrim shitje, blerje, magazine, debitorë, furnitorë
• Regjistron derdhjet dhe pagesat ne te gjitha llogarite bankare qe ka shoqëria
• Ben rakordimin e klientëve dhe furnitorëve
• Ben rakordime dhe kontrolle me gjendjen e magazinave
• Zbaton rregulloren dhe politikat e kompanisë
• Bashkëpunon me stafin e Departamentit të Financës dhe në tërësi
KUALIFIKIMET
• Diplomë Universitare Financë-Kontabilitet
• Eksperiencë jo më pak se 2 vjet në këtë profesion
• Të njohë gjuhën e huaj angleze. Gjuha italiane përbën avantazh
KONTAKT:
e.mail: [email protected]
tel: +355692259696
Lloji i punës: FULL TIME
Vende pune: 1
Lokacion: DHERMI
Përshkrimi i punës:
Kompania HALISOF SHPK kërkon të punësojë inxhinier / përgjegjës për impiantin e prodhimit të betonit në Dhërmi
Përgjegjësi i impiantit të prodhimit të betonit ka detyra që përfshijnë mbikëqyrjen e të gjithë procesit nga furnizimi me lëndë të para deri te prodhimi dhe dorëzimi, duke siguruar cilësinë, sigurinë, efikasitetin, si dhe menaxhimin e stafit, mirëmbajtjen e pajisjeve, respektimin e standardeve mjedisore, dhe koordinimin me klientët për performancën e plotë të impiantit.
Detyrat Kryesore:
Planifikimi i prodhimit ditor/javor bazuar në kërkesat e projekteve.
Mbikëqyrja e përzierjes së betonit sipas specifikimeve teknike (përqindjet e çimentos, inerteve, ujit, aditivëve).
Sigurimi që çdo parti betoni plotëson standardet e kërkuara të rezistencës (cilësisë).
Përzgjedhja dhe kontrolli i cilësisë së lëndëve të para (zall, zhavorr, çimento, aditivë).
Kryerja e testeve të vazhdueshme (në laborator) për të monitoruar cilësinë e përzierjeve.
Sigurimi i përputhjes me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të betonit (si Eurocode).
Menaxhimi i operatorëve, operatorëve të makinave, punonjësve.
Trajnimi i stafit mbi procedurat e sigurisë dhe teknikat e reja të prodhimit.
Koordinimi i mirëmbajtjes preventive dhe riparimeve të pajisjeve (pompave, miksuesve, transportuesve).
Zbatimi i rregullave të rrepta të sigurisë në punë për të parandaluar aksidente.
Paga shumë e mirë
Kërkesat e pozicionit:
Edukimi: Preferohet Te ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierisë se Ndërtimit
Eksperienca e kërkuar: Preferohet te ketë eksperience pune të ngjashme 5 vjet
Njohuri kompjuterike: Microsoft Office
Gjuhe te huaja*: Italisht /Anglisht ne nivel mesatar
*përbën avantazh
Njohuri te tjera: Patenta kategoria B
Te jete i gatshëm te punoje ne Dhërmi
Titulli I pozicionit: INXHINIER ZBATUES
Lloji i punes: FULL TIME
Vende pune: 2 (dy)
Location: DHERMI
Pershkrimi I punes:
Kompania HALISOF SHPK kerkon te punesoje 2 inxhiniere zbatues per projektin ne
Dhermi. Inxhinieri zbatues ka per detyre organizimin dhe drejtimin e punimeve sipas
projektit, preventivave dhe specifikimeve teknike duke ndjekur standartet dhe grafikun e
miratuar sipas fazave te punimit deri ne dorezimin e projektit gjithashtu duke e shoqeruar me
firmosjen e dokumentacioneve perkatese.
Pershkrimi i pozicionit;
- Shqyrton projekt-zbatimin, preventivin dhe specifikimet teknike dhe ben verejtjet perkatese nese ka.
- Shqyrton dokumentacionin tekniko-ligjor sipas nje liste te miratuar.
- Zbaton planin e organizimit te punimeve, harton planet ditore, javore, mujore te cilat miratohen nga eproret
- Zbaton te gjithe metodologjine e ndertimit dhe jep sugjerimet e nevojshme per zgjedhjet me adekuate per realizimin e grafikut te punimeve
- Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projekt-zbatimin, prevetivit, specifikimeve teknike dhe standarteve te projektit.
- Merr pjese duke kontrolluar te gjitha matjet e volumeve duke mbajtur proces-verbalet perkatese
- Zbaton grafikun e punimeve sipas afateve te caktuara ne kontratat e projekt-zbatimit
- Ndjek dhe monitoron grupet e nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt
- Ben plotesimin ditor te Ditarit te Punimeve dhe Librit te Kantierit dhe e vendos ne dispozicion te eproreve sa here kerkohet.
- Harton ne menyre te vazhdueshme Librezen e Masave te punimeve qe po kryen
- Ploteson vazhdimisht dokumentacionin tekniko-ligjor, proces-verbalet, akt-kontrollet gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit
- Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materjaleve qe vendosen me teper
- Kontrollon qe materjalet te jene te shoqeruara me certifikatat origjinale dhe cilesine sipas specifikimeve teknike
- Merr pjese ne kryerjen e analizave dhe provave te materjaleve ne laboratore dhe atyre qe kryen ne kantjer
- Propozon zgjidhjen e problemeve teknike dhe i diskuton me eproret perkates
- Menaxhon dokumentacionin perkates qe lidhet me sigurine ne objekt
Kerkesat e pozicionit:
- Edukimi: Te kete perfunduar Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit
- Eksperienca e kerkuar: Te kete minimalisht 5 vite eksperience
- Njohuri kompiuterike: Microsoft Office, Project, Autocad
- Gjuhe te huaja*: Anglisht dhe Italisht ne nivel mesatar
*perben avantazh
- Njohuri te tjera: Patenta kategoria B
- Te jete i gatshem te punoje ne Dhermi
Titulli I pozicionit: TOPOGRAF
Lloji i punes: PART TIME
Vende pune: 1 (nje)
Location: DHERMI
Pershkrimi I punes:
Kompania HALISOF SHPK kerkon te punesoje 1 topograf per projekt ne Dhermi. Topografi ka si detyre funksionale zbatimin e rilevimeve topografike special qe kerkojne mjete dhe organizim te vecante, punimeve topogjeodezike ne objekte inxhinierike, punime special gjeodezike, rrjete mbeshtetese si dhe perpunime volumesh.
Pershkrimi i pozicionit;
- Ben rilevime te ndryshme topografike dhe azhornime te gjendjes ekzistuese ne terren
- Ndjek punimet e ndertimit nga afer duke dhene piketat ne perputhje me projektin
- Kryen llogaritjen dhe krahasimin e volumeve
Kerkesat e pozicionit:
- Edukimi: Te kete perfunduar degen Gjeodezi/Topografi
- Eksperienca e kerkuar: Te kete minimalisht 5 vite eksperience
- Njohuri kompiuterike: Microsoft Office, Civil 3D, Autocad
- Gjuhe te huaja*: Anglisht dhe Italisht ne nivel mesatar
*perben avantazh
- Njohuri te tjera: Patenta kategoria B
- Te jete i gatshem te punoje ne Dhermi
- Aftesi ne perdorimin e instrumentave topografike Total Station dhe GPS
Titulli I pozicionit: MAGAZINIER
Lloji i punes: FULL TIME
Vende pune: 1 (nje)
Location: DHERMI
Pershkrimi I punes:
Kompania HALISOF SHPK kerkon te punesoje 1 magazinier I cili ben koordinimin e magazines dhe regjistrimet perkatese.
Pershkrimi i pozicionit;
- Ben regjistrimin e hyrje-daljeve dhe perditesimin e produkteve ne sistem
- Ben marrjen dhe dergimin e furnizimit te mallrave, regjistrimin dhe inventarizimin e rregullt ne sistem ne kohe reale
- Ben raportimin e te dhenave te ekonomisti dhe financieri duke bashkepunuar me stafin menaxhues
- Zbaton rregulloren e Magazines Qendrore dhe rakordon ne menyre te vazhdueshme me pikat e tjera te firmes
- Pregatit inventarin mujor te gjendjes se magazines
Kerkesat e pozicionit:
- Edukimi: Te kete perfunduar shkollen e larte ekonomike
- Njohuri kompiuterike: Microsoft Office, programet ALPHA ose Financa 5
- Experience e meparshme ne mbajtjen e magazines me fatura manualisht dhe regjistrim ne sistem*
- Gjuhe te huaja*: Anglisht dhe Italisht ne nivel mesatar
*perben avantazh
- Aftesi te mira organizative dhe njohje baze te materjaleve te ndertimit
- Aftesi te mira komunikuese me kliente, furniture dhe stafin
- Njohuri te tjera: Patenta kategoria B
- Te jete i gatshem te punoje ne Dhermi